Ne jemi një kompani dinamike me një qëllim

Të ndihmojmë biznesin tuaj të rritet

Kryemadhi Group është një firmë e kompletuar që specializon në inxhinieri, tregti dhe shërbime për të tretët.

Studim & Zbatim Projekti
Tregti Import & Export
Agjenci Imobiliare
Studio Ligjore
Ndërtim Faqesh Interneti
Marketing

Kush Jemi Ne

Kryemadhi Group është krijuar në 2011. Me rrenjët e saj në Tiranë, Shqipëri, Kryemadhi është një kompani gjithë përfshirëse. Ne na pëlqen ta ndajmë punën tonë në 3 aspekte të rëndësishme.

Aspekti i parë ka të bëjë me studim dhe zbatim projekti. Ne ofrojmë konsulencë për kompani ose individë që kanë nevojë për drejtim. Ne dimë se si organizohet puna – kështu që ne ndihmojmë të tjerët për të arritur atë që kanë në kokë me kosto të ulta dhe pak për pjekje – duke evituar vështirësitë rrugës. Një nga projektet tona më të mëdha në këtë aspekt është fabrika e sfungjerit në Fushë-Krujë.

Aspekti i dytë ka të bëjë me tregtinë. Ne jemi tregtar të shkëlqyer dhe duam të ju a tregojmë këtë gjë. Ne importojmë cdo lloj materiali – që nga tubat, shinat, kromin deri te sfera celiku. Shumica e materialeve tona importohen nga Kina. Edhe përse Kina njihet si një vend me materiale të kualitetit të dobët, nuk është. Të komunikosh dhe të arrish një marrëveshje me një kompani kineze për ne është art. Për shkak të largësisë, disa kompani të tjera hasin vështirësi – por ne jo për shkak të viteve të shumta eksperience në këtë aspekt.

Aspekti i tretë dhe i fundit i kompanisë sonë është shërbimet për të tretët. Ne ofrojmë asistencë, konsulencë dhe shërbime për tregtarët. Këtu futen ekspertiza jonë në agjenci imobiliare, studio ligjore dhe gjithashtu IT ku ndihmojmë bizneset të integrohen online me anë të një faqe interneti, aplikacioni etj.

c1489562-afc5-41e0-b2a0-99bd90b0fee4 (5)

Keni pyetje?